Ministri Reçica premton mirëqenie më të mirë për qytetarët

26 qershor 2018 | 13:50

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka marrë pjesë në konferencën vjetore të projektit “Stabiliteti Socio-Ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë” ku së bashku me organizatën gjermane “ASB” dhe Fondacionin “PREDA Plus” në Prizren u kanë ofruar mundësi për trajnime dhe këshillime 500 personave.

Me këtë rast, ministri Reçica ka thënë se së bashku mund të bëjnë shumë, për të zvogëluar papunësinë.

Ai është zotuar se nuk do të lërë gurë pa lëvizur në mënyrë që qytetarët të kenë një mirëqenie më të mirë sociale.

“Konferenca vjetore e projektit ‘Stabiliteti Socio-Ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë’. Bashkë me organizatën gjermane ‘ASB’ dhe Fondacionin ‘PREDA Plus’ ishim në Prizren për t’iu ofruar 500 vetave mundësi për trajnime, këshillime në biznes dhe nëngrante për fillimin e mikrobizneseve dhe bizneseve të vogla. Së bashku mund të bëjmë shumë, për të zvogëluar papunësinë, andaj ne nuk do të lëmë gurë pa lëvizur që qytetarët tanë të kenë një mirëqenie sociale që meritojnë dhe të jenë të barabartë me qytetarët e kombeve të zhvilluara”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Podgoricë ka hapur sot librin e…