Ministri Reçica vazhdon përpjekjet për krijimin e vendeve të reja të punës

27 korrik 2018 | 15:31

Në kuadër të bashkëpunimit me UNDP-në dhe me qëllim të zgjerimit të mundësive në masat aktive të tregut të punës, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka zhvilluar të premten disa takime me përfaqësues të Zyrës Regjionale të UNDP-së për Euro Azi, me seli në Stamboll.

Reçica ka bërë me dije se bashkë me udhëheqësen e ekipit mbështetës të zyrës, Matilda Dimovska, kanë diskutuar rreth ndërtimit të kapaciteteve dhe implementimit të përbashkët të projekteve për rritje të punësueshmërisë në Kosovë, sidomos të të rinjve, nëpërmjet masave aktive të tregut të punës.

Po ashtu të premten ministri Reçica ka takuar edhe Sahba Sobhani, nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillim të Sektorit Privat, me të cilin ka biseduar rreth përvojave të UNDP-së të realizuara në vende të tjera si dhe rreth bashkëpunimit me sektorin privat për aftësimin, riaftësimin e të rinjve, me qëllim krijimin e vende të reja të punës, duke përmbushur nevojat e tregut të punës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Virusi i Ebolës është zbuluar në Sierra Leone, dy vite…