Virusi Ebola zbulohet në Sierra Leone

27 korrik 2018 | 15:25

Virusi i Ebolës është zbuluar në Sierra Leone, dy vite pas zhdukjes së kësaj sëmundje që vrau mbi 11,000 persona në Afrikën Perëndimorë, ka njoftuar qeveria afrikane.

Nuk dihet ende se a është version i ri i sëmundjes, por shkencëtarët thonë se mund të transmetohet tek njerëzit.

“Në këtë kohë, ende nuk dihet nëse virusi Ebola është transmetuar tek njerëzit, por ka potencial për të infektuar qelizat e njerëzve”, ka bërë me dije Amara Jambai, zyrtare e lartë e shërbimeve shëndetësore.

Ndër të tjera, Jambai ka shtuar se “kjo është faza e hershme e gjetjeve” duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë ndërsa pritet të bëhen hulumtime më të gjera.

Hulumtuesit që gjetën virusin, tani po punojnë me qeverinë e Sierra Leone për të gjetur nëse ndonjë person është infektuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të tri komuniteteve religjioze në Kosovë janë bërë bashkë…