Ministri Sefaj kërkon vazhdimin e përkrahjes nga ICITAP-i

27 shkurt 2018 | 13:02

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka pritur në një takim njoftues zyrtarët e ICITAP-it nga Uashingtoni, të cilët janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Delegacioni nga Amerika është i udhëhequr nga zëvendësndihmësdrejtoresha e ICITAP-it për Evropë, Andria Simiq, analistja e programit të ICITAP-it, Emily Leival dhe menaxherja e programi të ICITAP-it, Kimberly Riffe.

Në këtë takim është biseduar rreth kontributit dhe ndihmës që ICITAP-i ka dhënë për Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ndër vite dhe planet për të ardhmen.

Ministri Sefaj ka falënderuar zyrtarët nga Uashingtoni për ndihmën që i jepet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencioneve të saj në vazhdimësi.

Ai ka kërkuar që të vazhdohet ndihma për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e MPB-së nga ICITAP – Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimet Hetimore Penale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e lartë për politik të jashtme dhe siguri, Federica…