Ministri Selimi konfirmon vizitën në Luginën e Preshevës

07 korrik 2020 | 14:43

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë me dije se do ta vizitojë Luginën e Preshevë, për të parë nga afër problemet që i preokupojnë banorët e atjeshëm.

Madje, ai ka thënë se kjo vizitë cilësohet si siguri për shqiptarët e Luginës, duke shtuar se kanë bërë edhe kërkesë për vizitë te autoritet serbe.

“Do të vizitojmë komunën e Preshevës, do ta vizitojmë me ministren e Punëve të Jashtme. Besoj shumë shpejt dhe unë do të jem pjesë e delegacionit”.

“Do të shohim problemet e qytetarëve lidhur me ekonominë, politikën, kulturën e bizneset. Kjo do të jetë siguri për qytetarët”, ka thënë Selimi.

Kujtojmë se ministri Selimi është me prejardhje nga Lugina e Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka theksuar…