Ministri Selimi nënshkruan tri udhëzime administrative

24 nëntor 2020 | 11:43

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka nënshkruar tri udhëzime administrative të cilat i parasheh Kodi nr. 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur.

Udhëzimi i Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të mitur, udhëzimi administrativ për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme dhe udhëzimi administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo korrektuese, janë tri këto udhëzime të nënshkruara nga ministri Selimi.

Udhëzimi Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të miturit ka për qëllim caktimin e procedurës së shfrytëzimit të pushimit vjetor për të miturin në Institucionin Korrektues.

Ndërsa udhëzimi Administrativ për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme ka për qëllim përcaktimin e rregullave për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme për personat e mitur.

Dhe udhëzimi Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në obligimet dhe beneficionet e të miturve në Qendrën Edukativo-Korrektuese.

Njoftimi i ministrit Selimi:

Me qëllim të avancimit të legjislacionit të fushës së të miturve, duke pasur konsideratë mbizotëruese interesin më të mirë të të miturit, pas një pune intensive të Departamentit Ligjor dhe Shërbimit Korrektues, dhe pas një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës konsultimesh, sot kam nënshkruar tri udhëzime administrative të cilat i parasheh Kodi nr. 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur, dhe atë si në vijim:

1. Udhëzimin Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të miturit, i cili ka për qëllimi përcaktimin e procedurës së shfrytëzimit të pushimit vjetor për të miturin në Institucionin Korrektues.

2. Udhëzimin Administrativ për ndalimin e vizitave për shkaqe të jusifikueshme, i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme për personat e mitur.

3. Udhëzimin Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo korrektuese, qëllimi i të cilit është përcaktimi i llojeve të programeve, të drejtat, obligimet dhe beneficionet e të miturve në Qendrën Edukativo-Korrektuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain në fillim të muajit pësoi humbje në…