PSG-ja kërkon hakmarrje ndaj Leipzigut

24 nëntor 2020 | 11:37

Paris Saint Germain në fillim të muajit pësoi humbje në “Red Bull Arena Leipzig” nga Leipzigu (2-1), kurse sonte (e martë) kërkon hakmarrje kundër klubit gjerman dhe të njëjtën kohë dëshiron të ruaj shpresat për kualifikim në fazën tjetër.

Kampionët në fuqi të Francës aktualisht janë në vendin e tretë në Grupin H, me tri pikë me pak se Unitedi dhe Leipzigu dhe me një fitore do të rriste gjasat e kalimit tutje. Në anën tjetër skuadrës gjermane do t’i mjaftonte edhe barazimi, pasi do të ishin në epërsi ndaj PSG-së nga përballjet direkte. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Manchester United e pret në “Old Trafford”, Istanbul Basaksehir dhe pret edhe tri pikë të reja.

Ndeshje interesante do të zhvillohen edhe në Grupin F ku tri klube janë në garë për kualifikim. Borussia Dortmund që kryeson grupin e pret Club Brugge dhe me një fitore do të ishte me një këmbë në raundin tjetër, derisa Lazio e Vedat Muriqit e pret Zenitin me synim që të marrë maksimumin e pikëve dhe të përforcohet në pozitën e dytë.

Në Grupin A, Chelsea dhe Sevilla që kryesojnë me nga 7 pikë, presin fitoret e radhës ndaj Krasnodarit, përkatësisht Reensit. Në Grupin G, Barcelona që pësoi humbje në ndeshjen ndaj Atletico Madridit në La Liga kërkon fitore ndaj Dynamo Kyiv për të ruajtur pozitën e parë. Fitore synon edhe skuadra e Juventusit në përballje me Ferencvaros.

Grupi E

18:55 Krasnodar – Sevilla
18:55 Rennes – Chelsea

Tabela

1. Chelsea 3 7 pikë
2. Sevilla 3 7
3. Krasnodar 3 1
4. Rennes 3 1

Grupi F

21:00 B.Dortmund – Club Brugge
21:00 Lazio – Zenit

Tabela

1. Dortmund             3  6 pikë
2. Lazio                      3  5
3. Club Brugge         3  4
4. Zenit                       3  1

Grupi G

21:00 Dynamo Kyiv – Barcelona
21:00 Juventus – Ferencvaros

Tabela

1. Barcelona         3  9 pikë
2. Juventus          3  6
3. Dynamo Kyiv  3  1
4. Ferencvaros    3  1

 

Grupi H

21:00 Manchester United – Istanbul B.
21:00 PSG – Leipzig

Tabela

1. United        3  6 pikë
2. Leipzig       3  6
3. PSG             3  3
4. Istanbul B. 3  3

(Epoka e re) 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar edicionin…