Ministri Shala i palëkundur për taksën kundër Serbisë

04 dhjetor 11:39

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është shprehur i palëkundur për heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

Edhe përkundër presioneve të komisionarit për zgjerim, Johannes Hahn për heqjen e taksës, Shala ka thënë për “Ekonomia Online”, se vendimi është i pakthyeshëm.

“Arsyeja e vendimit të Qeverisë për vendosjen e taksës ka qenë me një arsye shumë të fortë”.

“Edhe përkundër komenteve të ndryshme kjo taksë nuk do të hiqet”, ka thënë Shala.

Komisionari Hahn ka thënë se e kupton plotësisht entuziazmin që ka Kosova në raport me vendosjen e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake. Por sipas tij, nëse një vend vendosë taksa është në kontradiktë me veten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barbara Wesel Në fakt betejat në rrugë në fundjavë ndiqnin…