Ministri Shala: Koha që problemet e eksporteve të Kosovës në Maqedoni të eliminohen

14 maj 2019 | 13:40

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka zhvilluar një takim me ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu, që u diskutua për marrëdhëniet në mes të dyja shteteve dhe shkëmbimeve tregtare.

Ministri Shala e ka njoftuar ambasadorin Saliu për ankesat e bizneseve nga të dyja anët dhe po ashtu për barrierat që bizneset e Kosovës kanë gjatë eksportit në Maqedoninë e Veriut.

“Mora zotimin nga ambasadori që këto barriera jo tarifore me Maqedoninë e Veriut të eliminohen sa më shpejt që është e mundur. Unë jam i fokusuar që t’i ndihmoj biznesit vendor duke adresuar problemet e tyre dhe qëllimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është që prezenca e prodhimeve kosovare të rritet në vendet e rajonit dhe me gjerë, duke ndikuar direkt në rritje të eksportit të prodhimeve tona”, ka thënë Shala.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Sali, ka shprehur gatishmërinë që diskutohet për gjetjen e modaliteteve në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’i eliminuar barrierat.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Riyad Mahrez nuk do të largohet gjatë verës nga…