Ministri Tahiri: Thaçi është adresa për Uashingtonin dhe Brukselin
30 korrik 2018
| 15:54
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se falë dialogut të Brukselit, gjyqtarë dhe prokurorë serbë janë bërë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Ai gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se falë këtij dialogu kanë bërë ekstradimin e dy kriminelëve serbë.
Më tutje, ai ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk bënë të jetë pjesë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se Kurti ka qenë kundër të gjitha proceseve në Kosovë, duke përfshirë edhe pavarësinë e mbikëqyrur.
Ndërsa sa i përket refuzimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ta drejtuar dialogun me Serbinë, Tahiri ka thënë se ai është adresa e Uashingtonit dhe Brukselit.
/Epoka e re/