Ministri Todosijevic uron krishtlindjet ortodokse

05 janar 2018 | 12:39

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijevic, ka uruar qytetarët me rastin e krishtlindjeve ortodokse. Ai ka uruar që kjo festë të kalohet në paqe, dashuri dhe mirëqenie.

“Të gjithë besimtarëve të cilët Krishtlindjet i festojnë me kalendarin Julijan, në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, uroj që këtë festë ta kaloni duke u rrethuar nga familjet dhe miqtë tuaj, në paqe, dashuri dhe mirëqenie. Krishtlindja le t’ju sjell shëndet, shumë suksese dhe fat në të gjitha fushat e jetës. Paqja e perëndisë, Krishti lindi!”, është thënë në urimin e ministrit Todosijevic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, ka realizuar vizitë…