Ministri Veliu takon humanistin Kastrati, ja për çfarë biseduan

25 gusht 2020 | 13:42

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka pritur në takim humanistin Halil Kastrati, ku është diskutuar për projektet e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” si dhe mundësitë e bashkëpunimit nëpërmjet këtyre dy institucioneve.

Veliu ka bërë me dije se me Kastratin ka diskutuar edhe për ofrimin e mundësisë për lëvizje të lirë gjatë angazhimit të tyre.

“Pata kënaqësinë ta mirëpres në takim humanistin Halil Katrati. Biseduam për projektet e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe mundësitë e bashkëpunimit tonë, duke u nisur nga ofrimi i mundësisë për lëvizje të lirë gjatë angazhimeve të tyre”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitim Uka, ka bërë me dije…