Ministri Vitia prezanton masat e reja anti-Covid

05 prill 2021 | 15:45

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar masat e reja anti-Covid.

Ai gjatë mbledhjes se Qeverisë së Kosovës, ka bërë me dije se nga 6 prilli deri më 18 prill gastronomia do të mbyllet.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim ‘merr me vete’, ‘dërgesë me porosi’ dhe ‘drive-through’”, ka thënë Vitia.

Po ashtu, Vitia ka thënë se në mesin e masave të reja bën pjesë edhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç të natyrës urgjente.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Ndërsa bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe menzave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 6 deri më 18 prill 2021.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 22-vjetorin e masakrës së Rezallës, kryetari i Komunës së…