Ministri Vitia takohet me nënkryetarin e Graçanicës, premton rritje të shërbimeve shëndetësore

03 shkurt 2023 | 12:22

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti.

Temë kryesore e takimit ishte përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në Komunën e Graçanicës, duke pasur parasysh edhe specifikat e kësaj komune, të cilat i prezantoi para ministrit Vitia nënkryetari Ajeti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e siguroi nënkryetarin Ajeti se është në dispozicion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

“Jam në dispozicion tuaj dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore 24 orë në ditë”, ka thënë ndër të tjera ministri Vitia.

Nga ana e tij, nënkryetari Ajeti e falënderoi ministrin Vitia për pritjen dhe gatishmërinë e tij për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve në shërbimet shëndetësore për qytetarët e Graçanicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…