Ministri Zemaj: Pandemia ende s’ka përfunduar

06 qershor 2020 | 15:46

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Komunën e Vushtrrisë si dhe Shtabin emergjent komunal për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Në një prononcim para gazetarëve, Zemaj iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, pasi sipas tij, pandemia në Kosovë ende nuk ka përfunduar, njofton Klan Kosova.

“Sot jemi bashkë me njerëzit kompetentë të cilët i quajmë luftëtarët kryesorë të luftimit të pandemisë të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre ua kanë mundësuar qytetarëve të Vushtrrisë ta kalojnë pandeminë dhe t’u kthehen ditëve normale”.

“Ajo çka është më rëndësi, ne sot kemi ardhur ta përcjellim mesazhin që pandemia në Kosovë nuk ka përfunduar. Vushtrria është e njohur për menaxhim efikas, por infektimet kanë vazhduar”.

“Moskujdesi dhe mosrespektimi i rekomandimeve IKSHP-së mund të na sjellin në regres. Mos ta humbasim sakrificën e të gjithë punonjësve të shëndetësisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rimëkëmbja ekonomike pas përfundimit të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi,…