Ministria e Aliut hap tender 8-milionësh për ndërtimin e urës në ‘Veternik’

02 shkurt 2024 | 11:54

Ministria e Infrastrukturës, që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu, ka hapur një tender në lidhje me një ndërtim të një ure në Veternik mbi “Rrugën A”.

Më saktë, kjo ministri parasheh të ndërtojë një mbikalim dhe nënkalim për vetura dhe automjete në atë pjesë të Prishtinës.

Sipas njoftimit, vlera e parashikuar është 8 milionë euro.

“Ndërtimi i urës (mbikalimi dhe nënkalimi për vetura dhe automjete) në Veternik mbi ‘Rrugën A’”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në lidhje…