Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u konfirmojnë se shkollat hapen më 14 shtator

07 shtator 2020 | 20:57

Deri më 14 shtator, do të përfundojnë përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që viti i ri shkollor të nis pa vonesa të reja, zotohet Ministria e Arsimit. Mësimi, sipas planeve të prezantuara, do të bëhet me faza të caktuara për të gjitha nivelet e arsimit para universitar.

Përgjithësisht shkollat janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Kështu tha Ministria e Arsimit ndërmjet një përgjigje me shkrim.

Po ashtu, nga kjo ministri u tha se mësimi do të fillojë në të gjitha nivelet e arsimit para universitarë.

“Është vlerësuar se përgjithësisht shkollat janë të përgatitura përjashtimisht disa shkollave që kanë pasur nevoja plotësuese për fillimin e mësimit, të cilat janë evidentuar dhe punuar me to në përmirësim të kushteve. Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor do të bëhet në faza për të gjitha nivelet e arsimit para universitar, në bashkëpunim të plotë me MSH dhe IKSHPK-në, DKA-të, Këshillin e prindërve dhe sindikatat, në bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e MASHT për RTV Dukagjinin.

Se shkollat dhe mësimdhënësit janë gati për procesin e ri mësimor e tha edhe Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari.

“Ne si SBASHK themi se mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e vitit shkollor duke marrë informacione se janë bërë përgatitje edhe për ata edhe për fëmijët se do të mbrohen nga virusi COVID-19”, ka deklaruar Rrahman Jasharaj.

Ministria e Arsimit po ashtu tha se sa i përket testimit të mësimdhënësve nëse mund të jenë të prekur nga Covid-19, janë bërë të gjitha përgatitjet, dhe që janë  në pritje të konfirmimit të listave të mësimdhënësve që do të testohen nga DKA’të për të proceduar më tutje për testim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës…