Ministria e Brendshme kërkon nga qytetarët t’i shmangin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë

20 shtator 2021 | 13:25

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët që t’i shmangin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Policia e Kosovës ka filluar të heqë targat e veturave që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti ashtu siç deri sot kanë autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë.

Veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme RKS në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Veturave po u vendoset në xhamin para dhe prapa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka disa kohë që në mediat e huaja po thuhet…