Ministria e Ekonomisë po angazhohet për furnizim të rregullt me miell

24 mars 2020 | 09:37

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka njoftuar se është duke punuar për të siguruar furnizim të rregullt me grurë dhe miell.

Kjo ministri ka njoftuar se po vazhdon bashkëpunimin me tregtarët vendorë dhe ata rajonalë për ta siguruar bukën për qytetarët gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Po ashtu, MEPTINS thotë se blerjet masive të shtytura nga paniku janë të panevojshme.

Njoftimi i plotë i MEPTINIS-it:

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) po merr të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt të tregut me drithë dhe miell.

Në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe vendeve të rajonit Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, i përkrahur nga Bashkimi Evropian ka marre nismë për hapjen e korridoreve të gjelbra duke synuar mundësinë e qarkullimit te lirë të mallrave te domosdoshme.

Në takimin e sotëm rajonal përmes një video konference me zyrtarët e Ministrisë, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka kumtuar zotimet për krijimin e korridoreve të gjelbra që mundësojnë qarkullimin e lirë të mallrave te domosdoshme — duke përfshirë grurin dhe miellin. Ne këtë takim janë diskutuar propozimet nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe Sekretariati i CEFTA për të vendosur korridore te gjelbra brenda territorit të Ballkanit Perëndimor (shih korridoret në hartë).

MEPTINIS po vijon bashkëpunimin dhe komunikimin e afërt me akterët përkatës në tregun vendor dhe rajonal dhe me mekanizmat shtetërorë për të siguruar bukën për qytetarët gjatë periudhës së pandemisë.

MEPTINIS rikujton se blerjet masive të shtytura nga paniku janë të panevojshme. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë mjetet financiare dhe burimet e duhura për të siguruar furnizimin me mallrat esencialë.

Situata bën thirrje për kujdes dhe maturi, pa panik. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në shtëpi. Për…