Ministria e Financave me kërkesë për pensionistët e rajonit të Prishtinës

10 shkurt 2023 | 11:22

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ka filluar me procesin e pilotimit të lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85 dhe mbi, për rajonin e Prishtinës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka ftuar pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit [email protected].

“Që nga fillimi i procesit kemi pranuar emaila me të dhënat e pensionistëve.  Ekipet mobile kanë filluar me realizimin e vizitave, ku të gjithë pensionistët që kanë plotësuar kriteret janë lajmëruar dhe të dhënat janë përditësuar në sistemin e integruar të Pensioneve. Ftojmë pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit [email protected]. Nëse keni ndonjë paqartësi, ekipi jonë do t’u udhëzoj përmes emailit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë orëve të natës, policia në Vushtrri ka arrestuar një…