Ministria e Financave pezullon këmbimin e pronave në Prishtinë

25 janar 2024 | 21:54

Ministria e Financave ka marr vendim që të pezollojë vendimin e Komunës së Prishtinës për këmbim të pronës komunale me pronën private të ish-klientit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Në një vendim që ka marrë Ministria e Financave të enjten thuhet:

“Pezullohet ekzekutimi i vendimit 01-020/04-236518/23 të dt. 26.12.2023 të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit lidhur me procedurën e vlerësimit të pronave të paluajtshme të cilat janë objekt i këmbimit përmes këtij vendimi të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit”, raporton KOHA.

Në arsyetim, MF-ja ka thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka tërhequr ligjshmërinë e lëshuar dhe çështja është rikthyer për rivendosje në Kuvendin Komunal.

Procedura e vlerësimit, sipas MF-së, do të nisë kur të mënjanohen pengesat ligjore të evidentuara nga MAPL-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…