Ministria e Infrastrukturës këtë vit do të nis katër projekte të reja në Drenas

04 mars 2019 | 12:25

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka bërë me dije se këtë vit në komunën e Drenasit do të nisin së realizuari katër projekte.

Ai ka thënë se me një buxhet të planifikuar 1 milion e 50 mijë euro sivjet, ndërsa vitin e ardhshëm 1 milion e 300 mijë, në Drenas do të fillojë ndërtimi i rrugës Vuçak-Tërdec, ndërtimi i rrugës transit Drenas – Kroni i Mbretit, ndërtimi i rrugës Gradicë-Zhilivodë dhe ndërtimi i rrugës së re Kroni i Mbretit-Liqeni i Vasilevës. “Përkushtimi jonë prek secilën komunë të Kosovës, pa dallim”, ka thënë ministri Lekaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United do të takohet të mërkurën me PSG-në në…