Unitedi pa 10 lojtarë në Paris

04 mars 2019 | 12:23

Manchester United do të takohet të mërkurën me PSG-në në kryeqytetin e Francës. “Djajtë e kuq” u mundën në “Old Trafford” me rezultatin 2-0  dhe vetëm një mrekulli mund t’i çojë ata në fazën çerekfinale.

Sikur të mos mjaftonte disavantazhi prej dy golash dhe fakti që luajnë në fushë kundërshtare, te Unitedi janë alarmuar dhe për dëmtimet e shumta. Plot 10 lojtarë nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Solskjaer.

Më i rëndësishmi është Paul Pogba, i cili e humbet këtë sfidë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë. Mungesa të tjera të rëndësishme janë ato të Matiq, Herrera, Lingard, Sanchez, Mata, Martial, Valencia, Jones dhe Darmian.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fiorin Durmishaj pritej të merrte ftesën e parë nga ekipi…