Ministria e Integrimit Evropian hap dyert për 10-vjetorin e pavarësisë

12 shkurt 2018 | 17:27

Me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Integrimit Evropian ka hapur të hënën dyert për qytetarët, studentët dhe nxënësit.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur fillimisht studentët e shkencave politike dhe diplomacisë të Universitetit të Prishtinës, me të cilët ka diskutuar rreth të arriturave dhe sfidave me të cilat po përballemi në këtë jubile.

Me këtë rast, ministrja Hoxha ka thënë se studentët ishin shumë të interesuar të dinin prioritetet e këtij procesi dhe afatin sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave.

“Ne, edhe pse jemi shtet i ri, kemi vullnet dhe mundësi të arrijmë shtetet tjera, të jemi brenda agjendës integruese së bashku me vendet fqinje. Ne do të jemi të gjithë të përkushtuar që sa më parë të arrijmë synimet e shumëpritura nëpërmjet MSA-së dhe Reformat e parapara me Agjendën Evropiane. Dijet e studentëve në këtë drejtim ishin shumë inkurajuese dhe i mirëprita pikëpamjet e tyre për këtë proces”, ka deklaruar Hoxha.

Po ashtu, ministrja Dhurata Hoxha ka pritur në takim edhe nxënësit e klasës së XII-të, të ShM “Sami Frashëri”.

Pas këtij takimi Hoxha ka treguar se me nxënësit ka biseduar për të arriturat e vendit tonë në procesin integrues, me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

“Nxënësit parashtruan disa pyetje rreth procesit integrues dhe liberalizimit të vizave. Atyre ju thashë se ne jeni shumë të vendosur për perspektivën evropiane të vendit tonë, si të vetmen alternativë për qytetarët tanë dhe do të zbatojmë të gjitha obligimet tona si shtet në këtë drejtim”, ka theksuar ajo.

Në aktivitetin e tretë, për shënimin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ministrja Hoxha ka vizituar ShF “Faik Konica”, duke shënuar në mënyrë simbolike 10- vjetorin e pavarësisë.

“Pas pritjes së veçantë, për këtë takim festiv, nxënësve ju thashë se shteti ynë është vlerë e krijuar pas përkushtimit dhe punës njëshekullore. Faleminderit drejtore, mësuese e nxënës. Gëzuar 10 vjetori i pavarësisë”, është shprehur ministrja Hoxha.

Image may contain: 30 people, people smiling, people sitting, people standing and indoor

Image may contain: 7 people, people standing and indoor

Image may contain: 4 people, people standing and indoor

Image may contain: 5 people, people smiling, indoor

Image may contain: 10 people, people smiling, people sitting and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në prezencën e dy deputetëve…