Ministria e Mbrojtjes e Turqisë i dhuron uniforma ushtarake të kamuflimit FSK-së

19 korrik 2022 | 12:53

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga atasheu turk i mbrojtjes kolonel Çagdaş Akif Kahraman dhe nga shefi i Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha.

Mbështetja e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të Mbrojtjes është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e sa vjet, fitnesi është përditshmëria e tij. Ish-deputeti…