Ministria e Tregtisë shënon Ditën Botërore të Standardeve

16 tetor 2019 | 17:01

Dita Botërore e Standardeve 2019 u shënua të mërkurën me 16 tetor në Prishtinë nga Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS), agjenci në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa, tha se AKS-ja të ofrojë shërbime sa më të afërta për bizneset dhe palët tjera të interesit.

Jupa theksoi se MTI-ja mbështet Agjencinë pandërprerë të ngritjen kapaciteteve  saj si dhe në plotësimin e Ligjit për Standardizim përmes udhëzimeve administrative që standardet të implementohen në shkallë të dëshiruar.

“Standardet janë në shërbim të globalizimit të tregut duke ofruar konkurrueshmëri të ndershme, dhe produkte cilësore dhe të sigurta”, tha Jupa.

Ndërsa, Udhëheqës i Ekipit për Seksionin e Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Zyra e BE-së në Kosovë, George Papagiannis tha se sot në Ditën Botërore të Standardeve po shprehim mirënjohjen ndaj punës që bëjnë mijëra ekspertë që zhvillojnë standarde në mbarë botën dhe i shkëmbejnë ato vullnetarisht. Standardizimi Evropian ka rëndësi të madhe në tregun e përbashkët të BE-së, tha Papagiannis, kontribuon në integrimin e këtij tregu dhe mbështet konkurrueshmërinë, krijimin e vendeve të punës, inovacionin dhe industritë.

Sipas AKS-së, kërkesa për standarde në Kosovë çdo vit shënon rritje. Ndërsa, gjatë vitit të fundit Agjencia ka nënshkruar marrëveshje me organizatat evropiane të standardizimit CEN CENELEC, për të siguruar qasje në standardet evropiane.

Drejtori i Përgjithshëm i AKS-së, Hafiz Gara prezantoi Strategjinë pesë-vjeçare të agjencisë – “Një vizion i ri në standardizim”.

Agjencia Kosovare e Standardizimit përkrahet nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, “Lëvizja e Lirë e Mallrave” me praktikat më të mira Evropiane të standardizimit, si një ndër shtyllat më të rëndësishme të infrastrukturës së cilësisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ahmet Jashari Parimi fetar se nëse bën një të keqe,…