Ministrisë së Ekonomisë i barten 720 mijë euro për subvencionimin e energjisë

08 shkurt 2023 | 10:54

Në mbledhjen e stome të qeverisë është marrë vendim që të barten mjete nga Ministria e Financave te Ministria e Ekonomisë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se bëhet fjalë për 720 mijë euro të cilat barten te ministria që drejton Artane Rizvanolli për t’i subvencionuar faturat e energjisë.

“720 mijë euro në masën 3.7 merren nga Ministria e Financave dhe transferohen te Ministria e Ekonomisë në kategorinë shpenzime, subvencionim dhe transfero. Kjo bëhet për nevojën për zotim të subvencionimit të tarifave të energjisë”, ka thënë ministri Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot mbërritjen në…