Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë i bashkohen specialistë të rinj të diplomacisë

16 dhjetor 2019 | 15:55

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë me dijes se kësaj ministrie i janë bashkuar specialist të rinj të diplomacisë.

Cakaj ka thënë se këta specialistë do të sigurojnë profesionalizim më të lartë në diplomacinë shqiptare.

“Pafundësisht i gëzuar me ardhjen e ekselentëve e specialistëve të rinj në diplomacinë shqiptare. Plotësimi i kuadrit diplomatik është pjesë e strategjisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të krijuar hapësirë më të madhe angazhimi për një gjeneratë të re ekselente dhe siguruar një profesionalizëm më të lartë në diplomacinë shqiptare. Kjo qasje do të vazhdojë edhe më tutje. Numri i të rinjve në diplomaci do të rritet më shumë dhe thirrja e ardhshme publike për aplikim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të bëhet së shpejti”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Pafundësisht i gëzuar me ardhjen e ekselentëve e specialistëve të rinj në diplomacinë shqiptare ???…Plotësimi i…

Gepostet von Gent Cakaj am Montag, 16. Dezember 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Barnatorja e shpirtit Në vigjilje të vitit 65…