Ministrja e Drejtësisë anulon konkursin për noterët

20 shkurt 2020 | 13:51

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim për anulimin e konkursit të noterisë.

Ajo është shprehur se në këtë proces nuk ka pasur transparencë dhe konkursi është përcjellë me parregullsi.

“Provimi i noterisë nuk ka pasur transparencë, as objektivitet prandaj unë nuk e shty përpara këtë proces”.

“Ky proces është përcjellë me parregullsi. Shumica e dërmuese e kandidatëve janë militantë partie të cilët e kanë kaluar provimin. Sot kam marrë vendim që ta anuloj këtë proces, pas konsultimeve që i kam bërë me kabinetin”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se të gjitha pagesat që janë paguar nga kandidatët do të kthehen sepse ka shumë shqetësime.

“Konkursi për noteri, nuk do të vonohet, do të shpallet shumë shpejtë”, është shprehur Haxhiu.

Procesi i rekrutimit të noterëve kishte filluar më 23 korrik të vitit të kaluar, katër ditë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shprehja e gatishmërisë së lartë për bashkëpunim në proceset e…