Ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë: Për ekstradimin ose jo të Tomor Morinës vendos gjykata

01 gusht 2019 | 14:31

Ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska, tha se deri dje në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka arritur kërkesa për ekstradim nga Serbia për Tomor Morinën nga burgjet e Maqedonisë së Veriut.

Ajo ka bërë me dije se  kërkesa për ekstradim duhet të arrij deri tek Ministria e Drejtësisë më pas kërkesa dërgohet deri tek gjykatat që vendosin. Procedura e deritanishme ishte që me kërkesë të Interpolit, Ministria e Punëve të Brendshme të ndalon personin që ka dashur të kaloj kufirin më pas Gjykata vendos.

“Ne si Ministri deri më tani kemi pasur përgjegjësi që të informojnë ambasadat përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai është shtetas i Britanisë dhe i Kosovës, komfor këtyre procedurave kemi dërguar lajmërim deri tek ambasadat përkatëse në shtetin tonë. Deri dje nuk kemi marrë kërkesë për ekstradim. Nëse tashmë ka arritur kërkesa, ne e dërgojmë deri tel Gjykata e cila do të vepron më tutje”, tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

Avokati i Morinës, Naser Raufi, për Tv21 ka thënë se pret që klienti i tij të lirohet deri ditën e enjte(sot) dhe të kthehet për Kosovë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka mohuar se do të…