Ministrja e Drejtësisë: Ukshin Hoti, intelektuali i pashoq i kombit tonë

16 maj 2021 | 12:55

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot Ukshin Hotin.

“Në mes të burgut dhe lirisë, ky ishte përshkrimi i datës 16 maj të para 22 vjetëve. Më 16 maj Baca Ukë, Ukshin Hoti, u lirua nga burgu, por në fakt nuk u lirua. Ai u kidnapua nga shteti serb dhe sot e asaj dite ende nuk ka drejtësi për fatin e intelektualit, aktivistit dhe politikanit më autentik shqiptar”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo ka thënë se profesor Ukshin Hoti është shembulli i njeriut që as nuk u magjeps me botën e lirë ku u shkollua për t’u kthyer në vendlindjen e vet të robëruar, shkruan “Epoka e re”.

“Ai nuk u fascniua as me elitën shqiptare të Kosovës, prandaj besonte në organizim të popullit e qytetarëve. Pra, ai hoqi dorë nga Harvardi e edhe nga elitat e Prishtinës, për t’u kthyer aty ku do të lindte demokracia, në Krushë të Madhe, te rrënjët e tij, te populli. Një intelektual organik nuk do të mund të ishte ndryshe, prandaj i tillë ishte Ukshin Hoti”.

“Ukshin Hoti është intelektuali i pashoq i kombit tonë. Dinjiteti e guximi i tij në përballje me regjimin e Serbisë ishte kurajo edhe për shumë aktivistë të tjerë të çështjes kombëtare, ndërkaq bindjet, parimet e tija politike, jo vetëm kombëtare, por edhe gjeopolitike janë drejtim e garanci për një politikë të drejtë e të qartë. Lavdi jetës dhe veprës së Ukshin Hotit. Drejtësi për profesorin e intelektualin tonë”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Lakers rigjen më në fund dyshen LeBron James…