Ministrja Gërvalla flet për thyerjen e derës në MPJ: Është normale, zyrtari ishte me pushime dhe nuk la çelësin

25 nëntor 2022 | 14:45

Në gusht të këtij viti u kuptua nga mediat se një zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës kishte thyer derën dhe hyrë me forcë në zyrën e kolegut të tij.

Për rastin e thyerjes së zyrës së Amir Hazirit që mbulon departamentin për Rajonin në këtë ministri, Ministrja Donika Gërvalla, deklaroi – muaj pasi ka ndodhur rasti – para komisionit parlamentar se thyerja e derës ka ndodhur meqë zyrtari në fjalë nuk kishte lënë çelësat kur kishte shkuar në pushime.

“Hyrje të dhunshme në zyra nuk ka pasur, por është hapur një herë një zyrë e një zyrtari i cili nuk i ka dorëzuar çelësat. Nuk mund të rri zyra me muaj të tërë pa u shfrytëzuar, ndërkohë që zyrtari ka marr pushim pa pagesë”, deklaroi Gërvalla, madje duke shtuar se “një gjë e tillë është krejt normale dhe bëhet me të gjithë të tjerët”.

“Ajo nuk është zyrë private, është zyrë e ministrisë, e vënën në dispozicion për të kryer punë të caktuara. Prandaj, nuk është hyrje e dhunshme. Është hapur një zyrë e një zyrtari që është në pushim, sepse na duhej zyra”.

Albanian Post në kohën kur pati ndodhur rasti, mësoi se arsye e futjes vandale në zyrën e Amir Haziri-it, ishte një supozim se ai mund të kishte fshehur diçka aty, pasi para kësaj detyre ishte me mision diplomatik në Beograd, Zagreb e vende të tjera të Ballkanit.

Haziri ishte kthyer nga misioni me presionin e qeverisë së re të ardhur në pushtet, përkatësisht udhëheqjes së ministrisë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.

Meqë Haziri nuk ishte i emëruar politik, ai nuk ka mundur të përjashtohet, prandaj është caktuar në departamentin për rajonin.

Për Hazirin kjo ishte e patolerueshme, do ta lajmëronte rastin menjëherë në polici, por, për befasinë e tij, vetë hetuesit policorë do t’i kërkonin që t’i stopojë hetimet duke i sugjeruar vullnetarisht tërheqje nga lajmërimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti i përhershëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës…