Ministrja gjermane: Është herët të thuhet se Ukraina po e fiton luftën

15 shtator 2022 | 08:29

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht ka thënë se është ende herët për të folur për një pikë kthese në luftën Rusi-Ukrainë, pavarësisht sukseseve të fundit të Ukrainës në terren. Megjithatë, ajo përsëriti vendosmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen e luftës së ukrainasve.

“Është e vështirë të vlerësohet për momentin nëse Ukraina po e fiton luftën, sepse ne nuk e dimë se si do të reagojnë rusët tani”, tha Lambrecht për agjencinë e lajmeve “Reuters”, duke shtuar se këto janë suksese të qarta, të cilat sigurisht kontribuojnë në destabilizimin e Rusisë.

Sukseset e ushtrisë ukrainase kanë çuar në dobësimin e forcave ruse dhe tregojnë se ukrainasit janë pozicionuar shumë mirë taktikisht dhe janë në gjendje të zmbrapsin sulmet me sukses që askush nuk do ta priste, shtoi ministrja e mbrojtjes dhe premtoi ndihmë të mëtejshme ushtarake.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës pajisje dhe gjeneratorë të përshtatshëm veçanërisht për dimër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sanksionuar dhe akuzuar tre iranianë…