Ministrja Haradinaj-Stublla e zëvendëskryeministri Tahiri vizitë zyrtare në Kroaci

22 nëntor 2020 | 10:44

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Kroaci.

Gjatë kësaj vizite, ajo do të realizojë takime të nivelit të lartë, në të cilat do të diskutohet për intensifikimin e bashkëpunimit dhe lidhjes së fortë që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Takimin e parë zyrtar, bashkë me Zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Tahiri, shefja e diplomacisë kosovare do ta ketë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Pas këtij takimi, Ministrja Haradinaj-Stublla do të pritet në një takim të veçantë nga Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Grlić Radman.

Para nisjes për vizitë zyrtare në Kroaci, ministrja Haradinaj-Stublla, bëri këtë deklaratë:

“Kroacia dhe Kosova ndajnë historinë e hidhur të rrugëtimit për liri dhe pavarësi. Kanë pasur përjetime të njëjta si vende dhe popuj. Edhe sot, përderisa Kosova po përballet me qasje revizioniste të vuajtjeve dhe historisë së saj, ka shumëçka për të mësuar nga Kroacia si vend dhe popull fitimtar ndaj luftës në Ish-Jugosllavi, e tash si shembull i mirë në rajon për integrimin Euro-Atlantik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Copa kristali sytë e mi Det dhembja parzmën godet Lot…