TË PAGjETURIT

22 nëntor 2020 | 00:08

Copa kristali sytë e mi

Det dhembja parzmën godet

Lot e mall maratonomak

Nga dhimbje nënash

Tremben çakejt

Amanetet stinët copëtojnë

Eshtrat t’ua mbjellin sërish

Fosfori xixë stralli

Feniksin rizgjon

Dheu i ngrohtë

Hapet si plagë zemre

Një pëllëmbë toke

Për ty o vëlla

Në makth 

Retë u mplaken

Mbi kokën time

Pjalm bryme zbardhon

Duke i gdhendur kujtimet në gur

Që sa kohë

Në lajthitje ëndrrat

Bimojnë dhembje

Netëve pa fund

Varg lumi

Në syrin e nënave pa gjumë

Autore: Elife Luzha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një gol prodhoi supersfida e La Ligës spanjolle mes…