Ministrja Haxhiu: Dhunuesit s’kanë vend në institucione

21 prill 2021 | 20:22

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të një polici në Gjilan sot nën dyshimet për sulm seksual ndaj një të miture.

Haxhiu në një postim në “Facebook” ka thënë se abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, e aq më pak në institucione.

“Republika e Kosovës duhet të jetë vend i respektimit të lirive dhe drejtave të njeriut ku krimi e dhunimi nuk do të gjejnë vend, ku këto fenomene negative jo vetëm të ndëshkohen por as edhe të stimulohen. Askush nën petkun e zyrtarit nuk guxon të ndihet autonom karshi ligjit. Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, aq më pak në institucione”, shkruan Haxhiu.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës sot ka arrestuar një zyrtar policor të Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan për sulm seksual ndaj një të miture dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Policia e Kosovës, përveç mbrojtëse e lirive dhe të drejtave të garantuara, janë edhe shembull i tyre.

Zyrtari i Policisë është mbrojtës i të cenuarve dhe jo akter i krimit e dhunimit. Ai do të duhej të ishte referencë për sjelljet e secilit qytetar dhe jo vetë i përfshirë në dhunime siç ka dyshime për dhunimin e një vajze të mitur nga zyrtari policor.

Organet kompetente menjëherë duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe nëse këto dyshime vërtetohen, persona të tillë jo vetëm të largohen nga uniforma, por të marrin edhe dënimin e merituar.

Republika e Kosovës duhet të jetë vend i respektimit të lirive dhe drejtave të njeriut ku krimi e dhunimi nuk do të gjejnë vend, ku këto fenomene negative jo vetëm të ndëshkohen, por as edhe të stimulohen.

Askush nën petkun e zyrtarit nuk guxon të ndihet autonom karshi ligjit. Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, aq më pak në institucione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Çadit, Idriss Déby, ka vdekur dje nga plagët…