Ministrja Haxhiu: Zhduken mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë

08 dhjetor 2022 | 12:38

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se mostrat e rastit të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Ajo ka thënë se ky është një akt i rëndë dhe është një akt kriminal.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, ka thënë ministrja.

Përveç kësaj, ministrja ka deklaruar se në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm tre persona.

“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy epruveta ia kanë dhënë Instituti Zviceran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, ka deklaruar ndër tjerash Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili është kandidat për fitimin e Kupës së Botës, por…