Ministrja Hoxha kërkon nga partitë parlamentare ta miratojnë demarkacionin

31 janar 17:25

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka ftuar partitë politike parlamentare dhe miqtë ndërkombëtar që të angazhohen për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

Në këtë kontekst, Hoxha ka kërkuar ratifikimin e demarkacionin me Malin e Zi.

“Demarkacioni mbetet kusht për hapjen e proceseve tjera që çojnë vendin tonë në rrugën e finalizimit të lëvizjes së lirë dhe proceset tjera integruese”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i ministres Hoxha:

Plotësimin e kushtit të mbetur për liberalizimin e vizave, ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e kam kërkuar që nga intervistat e para si ministre e Integrimit Evropian, si të domosdoshme.

Ftoj të gjitha forcat politike parlamentare, miqtë ndërkombëtar dhe institucionet ekzekutive të vendit tonë, pa dallim, të angazhohemi për përmbylljen me sukses të këtij procesi. Ditët po ecin ndërsa çdo vonesë na pamundëson liberalizimin e vizave gjatë vitit 2018.

Ftoj dhe lus të gjitha institucionet që të përmbyllet ky proces dhe t’u mundësojmë qytetarëve lëvizjen e lirë. Qytetarët tanë nuk meritojnë izolimin e aq më pak kur ky izolim vjen si pasojë e mungesës së konsensusit të brendshëm.

Demarkacioni mbetet kusht për hapjen e proceseve tjera që çojnë vendin tonë në rrugën e finalizimit të lëvizjes së lirë dhe proceset tjera integruese.

Le t’u mundësojmë qytetarëve tanë lëvizjen e lirë gjatë vitit 2018! Të jetë viti 2018, vit i lëvizjes së lirë për Kosovën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia aktuale e premier Ligës, Chelsea e ka kompletuar transferimin…