Ministrja Hoxha: Na duhet përkrahja e BE-së për liberalizimin e vizave

21 nëntor 2018 | 16:56

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u prit në takim nga komisionari Dimitris Avramopoulos, përgjegjës për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, dhe me këtë rast, ka theksuar rëndësinë e lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës.

“Ne, nga dita e marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave, më 2012, nga niveli qendror dhe lokal, kemi qenë të përkushtuar për zbatimin sa më të shpejt të kritereve për liberalizim”, ka thënë ministrja Hoxha, duke shtuar se së bashku me BE-në Kosova ka arritur deri këtu.

“Presim nga ju dhe instancat vendimmarrëse, të ndikojnë dhe ofrojnë përkrahjen që edhe Këshilli i Ministrave të heq kufizimin e lëvizjes së lirë, të heq pabarazinë ndaj shtetasve të Kosovës dhe ta gëzojmë edhe ne lëvizjen e lirë, bashkë me qytetarët tjerë të Ballkanit dhe Evropës”, është shprehur Hoxha.

Komisionari për Punë të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ka vlerësuar dhe mirëpritur angazhimin e Kosovës dhe bartësve të përgjegjësive institucionale për lobim dhe marrjen e përkrahjes nga vendet e veçanta për votimin pro në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ai ka theksuar se përmbushja e kritereve për liberalizim është konfirmuar nga Komisioni, si dhe me vendimin e Komitetit të Parlamentit Evropian për Liri Civile (LIBE), dhe votimin në Parlamentin Evropian.

Ai e rikonfirmoi përkrahjen e tij të plotë për liberalizimin e vizave pranë organeve vendimmarrëse në Bruksel për votim pro në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në fillim të dhjetorit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar i saj…