Ministrja Hoxha priti në takim lamtumirës ambasadorin e Francës

09 korrik 2019 | 11:05

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim lamtumirës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunim dhe përkrahje të fuqishme të procesit integrues.

Ministrja Hoxha, vuri në dukje se ambasadori Chabert por edhe diplomacia franceze, ka dëshmuar përkrahjen e proceseve të cilat po i kalon Kosova, në veçanti reformat nga Agjenda Evropiane, zbatimi i MSA-së si dhe përkrahja për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Ne kemi pasur mbështetje të plotë nga ju z. ambasador Chabert, për proceset të cilat po i kalon Kosova, në veçanti përkrahjen për liberalizimin e vizave. Koha dhe aktualiteti politik është i tillë që kemi pritur më shumë në këtë drejtim nga Franca, megjithatë, faktorët e brendshëm dhe pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, presim të rikthehet në fokus lëvizja e lirë dhe largimi i çdo dyshimi për rrugën tonë integruese”, ka potencuar ministrja Hoxha.

Ambasadori Chabert, vlerësoi bashkëpunimin dhe institucionet e Kosovës, në veçanti me Ministrinë e Integrimit, duke ditur dhe njohur prioritetet e Kosovës për integrimin brenda vlerave evropiane.

Po ashtu, ambasadori Chabert e ka falënderuar ministren Hoxha duke rikonfirmuar përkrahjen e tij, si një mik i dëshmuar i Kosovës, përkrahës i fuqishëm për integrimin sa më të shpejt të Kosovës me vlerat integruese euroatlantike.

Ministrja Hoxha ka theksuar se ambasadori Chabert ka ndërtuar një miqësi dhe besim në mes të dyja vendeve, duke e quajtur këtë miqësi si vlerë për vendin tonë, miqësi e cila do të bëhet edhe më e madhe në të ardhmen, duke qenë rrugë dhe synim i përbashkët.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim përfaqësuesit…