Miratohet në parim Projektligji për pagat në sektorin publik

09 dhjetor 19:46

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është miratuar në lexim të parë Projektligji për pagat në sektorin publik. Për kanë votuar 68 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ky projektligj do të shqyrtohet edhe nga komisionet përkatëse.

“68 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kërkojmë nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë dhe t’ia paraqesin kuvendit raportin me rekomandime”, ka thënë Konjufca.

Opozita edhe pse i ka dhënë mbështetje këtij projektligji, megjithatë ka kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve.

Sipas prezantimit të projektligjit nga ana e Qeverisë, me të zvogëlohet hendeku mes pagës më të ulët dhe më të lartë në vend.

Siç është prezantuar, koeficienti më i lartë do të jetë 18 për presidentin, ndërsa më i ulëti do të jetë 3.78.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Rezultatet e regjistrimit me karakteristikat e tyre që përfshijnë shtrirjen…