Miratohet nisma për njohjen dhe konvertimin e patent-shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Emirateve Arabe

14 shkurt 2024 | 11:37

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e një memorandumi të mirëkuptimit për “njohje reciproke dhe konvertim të patentë shoferëve ndërmjet Qeverisë se Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka thënë në mbledhjen e qeverisë se me anë të kësaj marrëveshjeve synojnë të krijojnë “procedura efektive që qytetarët tanë që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe të kenë mundësi që patent-shoferin e Republikës së Kosovës ta zëvendësojnë me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anasjelltas”.

“Qytetarët që jetojnë në Emirateve të Bashkuara Arabe mund ta konvertojnë patentë-shoferin e tyre dhe anasjelltas”, ka thënë ai, duke marrë mbështetjen e kabinetit qeveritar për këtë nismë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim dje, shefin e…