Miratohet raporti tremujor i buxhetit për vitin 2018

27 prill 2018 | 11:52

Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin tremujor të buxhetit 2018 dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

Raporti tremujor i shpenzimeve përmban përmbledhjen e të hyrave dhe shpenzimeve të tremujorit të parë të këtij viti, si dhe analizën përmbledhëse të periudhës.

Në këtë periudhë, sipas raportit, janë regjistruar të hyra gjithsejtë në vlerë 408.52 milionë euro, ndërsa shpenzimet janë 413. 47 milionë euro. Raporti evidenton se trendi i të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore gjatë kësaj periudhe kanë qenë brenda kufijve të planifikuar.

Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021. Korniza e aprovuar do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo Kornizë Afatmesme e Shpenzimeve reflekton prioritetet strategjike të Qeverisë. Rritja ekonomike në këtë periudhë parashihet të jetë 5 deri në 5.3 për qind, ndërsa të hyrat buxhetore do të shënojnë rritje për 18.9 për qind. Shpenzimet në këtë kohë do të shënojnë rritje prej 19.3 për qind.

Po ashtu Qeveria ka aprovuar edhe Programin e borxhit shtetëror 2019-20121. Edhe ky dokument do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për informim. Kosova ka një nivel relativisht të ulët të borxhit shtetëror. Me normën 16.63 të BPV-së rritja e borxhit është brenda kufizimeve ligjore dhe në krahasim me shtetet e rajonit, Kosova qëndron mirë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se…