Veseli: Do të bëjmë çdo gjë që të ndriçohet fati i të pagjeturve

27 prill 2018 | 11:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se do të bëjnë çdo gjë për të ndriçuar fatin e të pagjeturve.

“Pothuajse dy dekada pas përfundimit të luftës, plagët e saj ende rëndojnë. Janë mijëra qytetarë të Kosovës ende të pagjetur. Serbia po vazhdon të heshtë, por ne nuk harrojmë dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për qytetarët tanë. Do të bëjmë çdo gjë që të ndriçohet fati i tyre. E kemi obligim ndaj të kaluarës dhe të ardhmes sonë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka…