Miratohet statuti i ri i PD-së, Selami përplaset me Bashën

29 prill 2018 | 14:52

Partia Demokratike (PD) ka mbledhur të dielën Kuvendin Kombëtar të kësaj partie.

Në këtë kuvend janë miratuar ndryshimet në statutin e PD-së. Vlen të theksohet se në Kuvendin e PD-së kanë munguar kundërshtarët kryesorë të Lulzim Bashës, ndërsa në sallë, prej kritikëve ishin vetëm Eduard Selami, Besnik Mustafaj dhe Tomorr Alizoti.

Në fjalën e tij, Eduard Selami, ka theksuar se statuti i ri është më i keqi që ka pasur ndonjëherë PD-ja.

“U tha se ishin anëtarët e PD-së ata që do të votonin se kush do i përfaqësonte në Parlament. Nuk do të jetë kështu. Prapë kryetari do t’i zgjedhë. Në vitin 1995 keni kërkuar ikjen time dhe shkoi aty ku shkoi Shqipëria. Me këtë statut, Partia Demokratike do të shkojë më keq akoma. Ky statut nuk është statut bashkimi, por përjashtimi. Është fyerje për mua që në dy nene përdoret disa herë fjala përjashtim”, ka thënë Selami.

Ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë se marrëveshja e 18 majit 2017 në mes të tij dhe Edi Ramës ishte e detyruar nga jashtë. Ai ka thënë se kjo marrëveshje e pati dëmtuar PD-në në zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka mbërritur në Arabinë…