Mirlind Daku: S’jam i zhgënjyer, besoj që do të marr ftesë për Evropian

03 prill 2024 | 14:02

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka thënë se nuk është i zhgënjyer që ka mbetur jashtë listës për muajin mars, përkundrazi pret të ftohet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Gjilanasi edhe pse ishte fantastik në kualifikueset e “Euro 2024”, nuk u ftua për ndeshjet miqësore të muajit mars, me përzgjedhësin Sylvinho që preferoi Armando Brojan e Rey Manajn në atë pozitë.

Kjo e lënë jashtë Evropianit e ka këndellur menjëherë Dakun, që shënoi dhe dhuroi një asistim në barazimin e djeshëm të Rubin Kazanit, e pas ndeshjet për mediat ruse u shpreh se pret ftesë nga Sylvinho.

“Nuk jam zhgënjyer që ngela jashtë Kombëtares, jam i fokusuar në stërvitje. Detyra kryesore është që të punosh, të shënosh dhe pastaj të vjen ftesa”.

“Kam luajtur mirë në kualifikuese dhe besoj se gjithçka do të funksionojë dhe do të jem pjesë e listës për në Evropian”, ka thënë Daku.

Ndërkohë, edhe pse ka bërë paraqitje të mirë, për Dakun ka pasur kritika trajneri i Rubin Kazanit, që ka deklaruar se lojtari duhet të shënonte më shumë nga rastet që kishte.

“Kjo është e papranueshme. E kam këshilluar që momentet e krijuara në sulm, që sigurohen nga puna e gjithë ekipit, duhet të shfrytëzohen nga sulmuesit”.

“Një gol dhe një asist nuk mjaftojnë. Kishim shumë raste që duhet të ktheheshin në gol”, ka thënë Rashid Rakhimov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simone Inzaghi e ka çuar Interin në një nivel të…