Misi i Ukrainës i bashkohet Iuftës: Kam një plumb për Putinin

19 shtator 2022 | 08:55

Ish-mbretëresha e bukurisë, e cila ndërroi mënyrën e jetesës me vijën e parë të Iuftës në Ukrainë, ka paralajmëruar se ka gati një pIumb për Vladimir Putinit.

Evgenia Prokopenko, 35 vjeçe, përshëndeti familjen dhe të dashurit e saj gjashtë muaj më parë dhe shkoi në llogore si ndihmëse për t’i ndihmuar trupat ukrainase që Iuftonin kundër forcave të Putinit.

Evgenia, e cila ishte “mbretëresha e Ukrainës” dhe një finaliste e Miss Earth në 2012, tha se ka parë miqtë dhe shokët të vdesin dhe jeta e saj ka ndryshuar “drastikisht”, shkruan “The Sun”.

Dhe nëse Evgenia do ta takonte ndonjëherë Putininit, ajo tha se “nuk do të kishte fjalë” për të, por “vetëm një pIumb”.

“Unë flas rusisht rrjedhshëm, por nuk e di gjuhën e Putinit”, tha ajo për “Daily Star”.

“Nuk e di në cilën gjuhë është ende e mundur të flasësh me të, sepse ai refuzon të kuptojë të gjitha gjuhët e të gjitha vendeve të zhvilluara të botës. Nuk kam fjalë për të, sepse me Putinin duhet të veprojmë, jo të flasim. Unë kam vetëm një pIumb për të”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë ka publikuar në rrjetin social “Instagram” porosinë…