Misioni i FMN-së njoftohet për performancën e të hyrave të ATK-së

12 maj 2022 | 16:21

Menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), i kryesuar nga drejtori Ilir Murtezaj, ka zhvilluar të enjten një takim me përfaqësues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të cilët po qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, me të cilët ka diskutuar mbi performancën e të hyrave për vitin 2022.

Ekipi i FMN-së u njoftua në detaje për performancën e të hyrave të ATK-së, e cila deri në prill këtij viti ka rezultuar me të hyra prej 269.4 milionë euro, që paraqet një rritje prej 34.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Gabriel Di Bella, shef i misionit të FMN-së për Kosovën u shpreh se janë të kënaqur me performancën e të ardhurave, si dhe me progresin në zbatimin e rekomandimeve të asistencës teknike të FMN-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Hamdi Namani ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve zyrtare…