Mitchell: Kosova sa më shpejt ta zgjidhë çështjen e demarkacionit

13 mars 2018 | 08:28

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, ka inkurajuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt ta votojnë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet heqja e regjimit të vizave.

Këto komente Mitchell i ka bërë dje në një konferencë të përbashkët për medie me presidentin Hashim Thaçi. Zyrtari amerikan i ka bërë thirrje Kosovës ta vazhdojë dialogun me Serbinë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore, shkruan “Epoka e re”.

Mitchell ka bërë me dije se ShBA-ja ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në aspiratën e saj euroatlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në…