Mitropoliti i kishës ortodokse serbe: Vuçiqi është tradhtar

16 qershor 2019 | 17:30

Mitropoliti i kishës ortodokse serbe, Amfilohije, ka thënë sot se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është tradhtar, pasi sipas tij ai do të dorëzohet dhe do ta jap Kosovën përfundimisht.

“Vuçiqi është një tradhtar për shkak se sipas sjelljeve dhe veprimeve të tija ai do ta tradhtojë Kosovën”, ka thënë Amfilohije për agjencinë e lajmeve nga Podgorica “Vijestima”.
Ai ka treguar se për këtë çështje ka pasur edhe një konflikt ndërmjet kishës ortodokse serbe dhe presidentit Vuçiq, gjatë një takimi të mbajtur në muajin maj në Beograd.

Vuçiqi edhe më herët është përplasur me krerët e kishës ortodokse, të cilët kanë kundërshtuar idenë e tij për korrigjim të kufijve.

Kreu i shtetit serb u kishte thënë atyre, se nuk është mirë që institucionet fetare të përzihen në politikë, dhe se është mirë që t’i shikojnë punët e tyre. /Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar të dielën një…